Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Xhenova inauguron urën e re dy vjet pas rrëzimit tragjik

Xhenova inauguron urën e re dy vjet pas rrëzimit tragjik

Dy vite më parë një rrëzim tragjik i një ure në Xhenova të Italisë u mori jetën 43 personave.

Dy vite më vonë, zyrtarët atje janë duke inauguruar një urë të re, pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia.

Xhenova inauguron urën e re dy vjet pas rrëzimit tragjik

Ky rast pati vënë në pah neglizhencën që i është bërë infrastrukturës dhe koncesioneve të dyshimta në një prej vendeve më të pasura në botë.

Xhenova inauguron urën e re dy vjet pas rrëzimit tragjik

Presidenti Sergio Mattarella ka qenë pjesë e ceremonisë së 3 gushtit.

Familjarët e viktimave nuk kanë pranuar që emrat e të dashurve të tyre që humbën jetën, të lexohen në ceremoni, pasi sipas tyre kjo ngjarje nuk është “karnaval”

Xhenova inauguron urën e re dy vjet pas rrëzimit tragjik
Memoriali me emrat e viktimave
Memoriali me emrat e viktimave

Ura do të hapet për qarkullim më 4 ose 5 gusht./ I.M-Dritare.net

Xhenova inauguron urën e re dy vjet pas rrëzimit tragjik