Gjendet i vdekur shtetasi danez në Sarandë!
		                        	E Hënë  18 Shtator 2023, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net

Një turist danez është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit në Sarandë.
Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet që 67-vjeçari danez të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr.1, Sarandë, në ambientet e hotelit ku qëndronte, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, shtetasi danez P. H., 67 vjeç”, bën me dije policia./dritare.net