
Gjendet i dekompozuar trupi i një personi në një shtëpi në Berat!
E Diel 12 Korrik 2020, 21:09
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat këtë të diel.
Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Personi me iniciale P.S, dyshohet se ka ndërruar jetë ditë më parë, pasi trupi i tij është gjetur në fazën e dekompozimit.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij./ I.M-Dritare.net

















