Geraldina II bën 1-vjeç, Princeshë Elia Zaharia: Prej një viti jam tjetër njeri
Dritare.net
Vajza e princ Lekës dhe princeshë Elias, bën sot një–vjeç. Princeshë Elia Zaharia postoi në instagramin e saj, foto të familjes, duke shkruar se ky vit ishte më i bukuri për çiftin.
“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës!
Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime!”, shkruan Princeshë Elia./L.F-dritare.net