Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gent Cakaj shkarkon stafin e Ambasadës Shqiptare në Athinë

Gent Cakaj shkarkon stafin e Ambasadës Shqiptare në Athinë

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari. Sipas Top Channel, përpos ambasadores, është shkarkuar dhe i gjithë stafi që punonte në këtë ambasadë. Shkarkimi ka ardhur si pasojë e performancës dhe shërbimeve të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Cakaj i ka dërguar presidentit, Ilir Meta një emër të ri për ambasadore. Mësohet se, ai ka propozuar Luela Hajdaragajn për ambasadore të Shqipërisë në Athinë./K.C/dritare.net