Gazment Bardhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion pas denoncimit se ka marrë mesazhe kërcënuese.
Kreu i Grupit të PD-së u paraqit sot në SPAK në oren 15:00. Bardhi denoncoi publikisht dhe zbuloi disa SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.
Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.
“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.
Gazment Bardhi ka kërkuar nga SPAK verifikimin e mesazheve, sipas tij, me natyrë intimiduese për identifikimin e autorit/ëve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar./L.F-dritare.net