Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja: Çfarë do të ndodhë me Veliajn?

Gazetarja: Çfarë do të ndodhë me Veliajn?

Gazetarja Fatjona Mejdini, e ftuar në emisionin Dekalog në DritareTv, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se ai nuk ka më mundësi të ketë një të ardhme politike. Sipas Mejdinës, Veliaj e ka fundosur vetë veten dhe kishte mundësinë të tërhiqej në momentin e duhur, kur u bë publike dosja “5D”, e cila, sipas saj, zbulonte një prej rasteve më të rënda të korrupsionit.

"Nuk mendoj se Erion Veliaj ka të ardhme politike. Erion Veliaj e fundosi vetë vetën e tij. Duhej të ishte tërhequr në momentin e duhur dhe momenti i duhur ishte kur u bë publike dosja “5D”. Ai ishte momenti i duhur për Veliajt për t'u tërhequr dhe për t'u përballuar me gjërat si qytetar i lirë. Sepse ajo dosje tregonte korrupsionin më të madh të ndodhur ndonjëherë. Ishte shteti që merrte rolin e biznesit privat. Të gjitha këto ndodhën në Bashkinë e tij, dhe ai duhej të kishte ikur për çështje përgjegjësie dhe morale. Prandaj, nuk mendoj se ai ka më një të ardhme politike. Dhe di të them që Erion Veliaj nuk ka njerëz në PS që e mbështesin."- tha Mejdini/E.P-dritare.net