Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Xhesika Maçi: Dritare.net, një dritare për vullnetarizëm!

Xhesika Maçi: Dritare.net, një dritare për vullnetarizëm!

Gazetarja e Dritare.net, Xhesika Maçi ishte e ftuar sot në emisionin “Abc e pasdites” së Ermal Peçit. Drejtuesja e “Sot me Xhesin” foli gjatë për vullnetarizmin dhe u shpreh që gjatë emisionit në dritare.net i shkruajnë shumë të rinj që duan të japin ndihma në mënyrë vullnetare.

“Në live-t e dritare.net shoh që shumë të rinj shprehen të gatshëm dhe vullnetare të ofrojnë shërbimin e tyre qoftë si praktikantë në sisteme shëndetësore apo arsimore në këtë situatë pandemie, apo edhe atë të tërmetit. Po nga emisioni i dritares kam vënë re mungesën e një ndihme të vërtetë që për mua është thelbësore, ajo e psikologëve nëse do të sugjeroja një fokus të veçantë do të ishte jo e psikologëve, që të flisnin me fëmijët. Kam folur me grupe të ndryshme në "Sot me Xhesin", në dritare.net ku thonë se ka mungesë të këshillimeve psikologjike në këto situata.

Xhesika Maçi: Dritare.net, një dritare për vullnetarizëm!

Duhet të krijohet një strukturë e cila është e besueshme për të rinjtë që na shkruajnë në emision se duan të kontribuojnë. Mendoj se këtu duhet të mëshohet më shumë, të ushqejmë këtë institucion e organizëm të vogël që po krijohet. Ta ushqejmë me besueshmëri. E dyta do të ishte ndërgjegjësimi mediatik. Media duhet të japë mesazhe ndërgjegjësuese.”- tha gazetarja./K.C/dritare.net

Xhesika Maçi: Dritare.net, një dritare për vullnetarizëm!