Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja e Dritare.net: Hapësira në portal, për modelet e frymëzimit në shoqëri!

Gazetarja e Dritare.net: Hapësira në portal, për modelet e

E ftuar në emisionin Ditë e Re, sot në Ora News, me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën, ishte gazetarja e Dritare.net Lorena Fjolla. Në fokus të bisedës, ishin njerëzit e njohur të showbizit shqiptar dhe lajmet që kanë bërë bujë përgjatë javës që po lëmë pas, po kështu raportet që krijojnë “VIP”-at, me median. Në hyrje të bisedës, gazetarja Fjolla tha se Dritare, nuk është një media që priret të zbulojë lajme ‘skandale’, ndaj nisur nga kjo ka një audiencë të sajën që e ndjek për lajmet pozitive edhe në këtë fushë.

Gazetarja e Dritare.net: Hapësira në portal, për modelet e
“Dritare, nuk është një faqe që fokusohet vetëm në lajmet rozë. Por sigurisht, i kushtojmë një rëndësi të veçantë. Nuk jemi një faqe që merremi me skandale, duke zbuluar lidhje të reja, foto të një tradhtie, apo një ‘skupi’. Ne njihemi për lajme të mira. Dhe ne për këtë na ndjekin, sepse ne nuk kemi kurrë ekskluzivet të një lajmi të keq. Ndaj jo çdo lajm, dhe çdo njeri i showbizit, ka hapësirë në faqen tonë.
Arjon Muça: Ka nga ata që nuk publikohen kurrë?
“Jo, nuk ka emra që nuk publikohen kurrë. Por përgjithësisht, mundohemi t’u kushtojmë vëmendje atyre që janë një model frymëzimi për shoqërinë tonë. Që kanë një mesazh të rëndësishëm, që janë një shembull për atë që bëjnë, për rrugën që kanë ndjekur”.
Arjola Shehu: Pra keni një lloj seleksionimi?
Po, e vërtetë.
Arjon Muça: Unë për shembull nuk kam qenë asnjëherë pjesë e lajmeve në Dritare!
“Të siguroj që nuk je në listën e zezë, por nuk ka ndodhur”.
Arjon Muça: A lind nevoja që të publikoni një lajm, qoftë skandal apo diçka tjetër, që është bërë në një media tjetër?
Patjetër. Për shembull lajmin e debatit të aktorit Rezart Veleshnja me Niki Delijorgjin, e postuam. Por mundohemi të jemi në kornizat e faqes.
Arjola Shehu: Ndodh të mbani qëndrime?
Jo, nuk mund të ndodhë. Ne raportojmë, komentet dhe qëndrimet personale, nuk mund të jenë pjesë e lajmit. Nëse unë mund të dua të mbaj një qëndrim, e bëj me emër dhe mbiemër. Por sigurisht edhe ne gabojmë. Edhe unë kam gabuar, kur në fillimet e mia në Dritare, bëra një artikull aspak të hijshëm, ku përndej pesha. Edhe pse nuk ishte ai qëllimi, pas kritikave, kur e lexova për së dyti, kuptova se ajo që unë kisha dashur të thosha, ishte shprehur në mënyrë të gabuar. Sigurisht, kërkova falje.
Arjon Muça: Edhe gazetarët nuk janë të pagabueshëm, por është shumë e bukur kjo që bëni duke kërkuar falje!/dritare.net