Partia Demokratike në formularin e vetëdeklarimit të të gjithë personave që synojnë poste në këtë parti, ndër të tjera ka bërë edhe pyetjen: “A mendoni se do pini alkool në të ardhmen?”
Në lidhje me këtë pyetje, ka reaguar me ironi gazetari Denis Dyrnjaja shkruan:
A mendoni se do pini alkool në të ardhmen? Është kjo njëra nga pyetjet e formularit që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë në PD. Më mirë tërhiqesh nga kandidimi se t'i përgjigjesh kësaj pyetje që s'di se si t'i përgjigjesh në fakt.
Pyetësori që është një huazim kryesisht britanik ka edhe perla të tjera si p.sh a do përdorni lëndë narkotike në të ardhmen?! / I.M-Dritare.net