
Gazetari publikon mesazhin me Emanuela Dacin: Nuk jam ajo që më quani ju, jam robëreshë e Allahut
E Martë 27 Tetor 2020, 00:12
Dritare.net
Emanuela Daci mendohet se është pikërisht ajo vajza nga Shqipëria, që ndodhet në kampin Al-Hol, dhe po punon për radikalizimin e vajzave e grave të tjera shqiptare.
Ajo është bashkëshortja e Almir Dacit, i vrarë në Siri.
Në komunikimin me gazetarin Jul Kasapi ajo shprehet se nuk quhet Emanuela dhe se është robëreshë e Allahut.
Ndërkohë lidhur me rastin e Eva Dumanit, gazetari, tha se ajo ishte e frikësuar, ndaj nuk ka dashur të kthehet.
“Eva është mjaft e frikësuar, është e frikësuar nga ushtarët kurdë. Eva Dumani ishte vajza që më ka dalë mua dhe më ka çuar tek shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë të frikësuar nga ushtarët kurdë”, u shpreh Kasapi./ I.M-Dritare.net

















