Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari: Meta dhe Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë. Ja pse kërcënon SPAK-un!

Gazetari: Meta dhe Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë. Ja pse

Gazetari Bledian Koka ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në Top Story, se kreu i PL Ilir Meta është larguar nga banesa ku jetonte me bashkëshorten, Monika Kryemadhi.

“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha Koka.

Lidhur me kërcënimet e Metës ndaj SPAK-ut, gazetari u shpreh se mund të jenë paralajmërim i një arrestimit të mundshëm të tij, pasi kreu i PL është nën hetim për çështjen CEZ-DIA.

“Meta i bën këto zakonisht sa herë që nis betejat e tij politike. Siç ka bërë në 2011-ën siç e ka bërë më 2 mars dhe të gjitha betejat politike i ka shoqëruar me diskurs të ashpër politik. Ndryshimi është se kjo betejë ka të bëjë me aktorët e drejtësisë që po i trajton njësoj si aktorë politikë.

Meta po i pararend një zhvillimi të mundshëm. Foli sot si një njeri që pritet të arrestohet. Artikulimi i sotëm ishte njoftimi i një arrestimi të paralajmëruar”, tha gazetari./M.K-dritare.net