Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari i Corriere della Sera: Në Itali mund të jenë të infektuar më shumë se 700 000 persona!

Gazetari i Corriere della Sera: Në Itali mund të jenë të

Në një lidhje direkte nga Milano për emisionin “Arena”  nga Dritan Hila, në RTV ORA, gazetari Leonard Berberi i Corriera Della Sera, ka thënë se   në Itali dyshohet se janë më shumë se 740 000 persona të infektuar, ndërsa ka thënë se sipas ekspertëve piku i virusit mund të arrijë këtë javë, ose javën e ardhshme.

Berberi: Janë në total 74 386 persona, që janë të infektuar. Kjo është vetëm maja e ajzbergut, sepse edhe këtu diskutohet se të infektuarit mund të jenë të paktën 10 herë më shumë, pra më shumë se 740 000 persona. 57521 persona aktualisht kanë koronavirus, plus 7503 të vdekur, dhe të shëruar janë 9362. Të gjithë të dhënat që ne i analizojmë, është se sa janë rritur rastet e reja në krahasim me ditën e djeshme, janë plus 3491 që mund të ngjajë një shifër shumë e lartë, por është shifra më e ulët në 4 ditët e fundit, që do të thotë efekti i izolimit, po fillon të funksionojë.

Hila: A e ka arritur virusi pikun më të lartë?

Berberi: Të gjithë ekspertët këtu na kërkojnë që të presim edhe pak ditë, sepse na duhen edhe 3-4 ditë që të krijohet një tendencë, sipas OBSH piku në disa rajone të Italisë, mund të arrihet këtë jave, dhe në rajone të tjera javën e ardhshme. Pra pritet që piku, mund të arrihet midis kësaj jave dhe javës që vjen,  nuk disuktohet që do të ketë një situatë kontrolli, pasi ka familje që janë nën karantinë që një muaj./ I.M-Dritare.net