
Gazetari Hoxha: Gërdeci vetëm me Mediun i papërfillshëm, lëvizja e fundit për të mos vënë drejtësi!
Dritare.net
Gazetari Artan Hoxha komentoi në Shqip nga Rudina Xhunga edhe tragjedinë e Gërdecit. Në Gërdec tha Hoxha u bë dhe trafik armësh. Sipas tij Gërdeci vetëm me Fatmir Mediun është fare i papërfillshëm dhe duket sikur kjo është lëvizja e fundit për ta arshivuar atë dosje dhe për të mos vënë drejtësi.
“Gërdeci si ngjarje nuk kishte asnjë video. Dhe Gërdeci është një çështje më e vjetër se 21 janari. Gërdecit ne i dëgjuam vetëm shpërthimin, ne pamë vetëm atë kërpudhën si bombat në Nagasaki dhe Hiroshima, si bombat bërthamore. Kur çon Gërdecin në SPAK pse nuk e çon edhe këtë që e ke të zbardhur me video, me foto, me dëshmitarë. Në Gërdec u bë dhe trafik armësh, ato armët këtu u morën dhe u ngarkuan në Rinas. Secili nga politikanët e rëndësishëm që vihet nën akuzë ka të drejtë të mbrohet, të paraqesë versionin e tij, të prezumohet i pafajshëm derisa të ketë një dënim. Për mua Gërdeci vetëm me Fatmir Mediun është fare i papërfillshëm dhe duket sikur kjo është lëvizja e fundit për ta arshivuar atë dosje dhe për të mos vënë drejtësi. Zyrtarisht Gërdeci është quajtur aksident, pra atje kemi aksident teknologjik. Mua elita e këtij vendi më duket si perusti, me tre këmbë, që nëse i heq një këmbë ajo kthehet përmbys, por ajo kemi ne atje sipër qëndron në këmbë duke i pasur të tria këmbët.”, tha Hoxha./K.C/dritare.net

















