
Fuga: Kryeministri nuk ndalon hetime si Saliu dikur, por Lulzimit i ka ngelur ora!
Dritare.net
Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili kërkoi hetim të plotë lidhur me fshehjen sipas tij të numrit të viktimave nga COVID-19.
Fuga u shpreh se, “Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj”. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon Kryeministrit të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”!, tha fuga. Ai theksoi se ” kryeministri nuk ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë”.
Postimi i plotë i Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga:
Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!
Pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama pas akuzave të kreut demokrat, se qeveria po fsheh numrin e viktimave nga kovid, Basha tha se kryeministri vijon të gënjejë.
“Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19”, tha Basha./dritare.net

















