
Fruti i Pasionit tashmë prodhim i Divjakës/Braçe: Lërini produktet frigoriferike, konsumoni ato vendase!
Dritare.net
Fruti i pasionit, një ndër frutat ekzotike më të shijshëm, që deri më tani merrej nga jashtë,tashmë mund ta konsumoni të freskët fare në Divjakë. Zv/kryeministri i vendit Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dy bujq në Divjakë, eksperimentuan të prodhonin për herë të parë këtë frut në serrë.
Dhe ia dolën mbanë! Tashmë, shkruan Braçe, nuk keni pse ta blini më nëpër supermarkete, kur fare mirë mund ta blini të freskët fare në Divjakë. Një arsye më shumë për të vizituar këtë qytet.
Tani do fillojmë të prodhojnë edhe më shumë duke e kthyer në kulturën tonë!
Pra, veç ç'kemi thënë e ju keni parë, tani arsyeja plus është edhe ky frut i ri që i shtohet gamës së gjerë të produkteve bujqësore, frutave të Divjakës!", shkruan Braçe./L.F-dritare.net

















