Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Frika për një sulm të radhës, policia speciale e Kosovës rrit praninë në Veri!

Frika për një sulm të radhës, policia speciale e

Disa ditë pas sulmit në Veri të Kosovës, policia ka shtuar praninë e forcave të Njësisë Speciale.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i cili tha se shkak për shtimin e numrit të forcave është frika për t’u përballur me një sulm tjetër.

“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, tha Hoxha.

Sakaq drejtori i policisë nuk ka dhen detaje të tjera se sa është numri i forcave të shtuara por ka theksuar se institucioni që ai drejton është vazhdimisht në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe me atë të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX./M.K-dritare.net