Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fredi Beleri probleme me zemrën, prej dy ditësh në spitalin e burgut!

Fredi Beleri probleme me zemrën, prej dy ditësh në spitalin e

Fredi Beleri, prej 2 ditësh ndodhet në spitalin e burgut për shkak të disa problemeve që i janë shfaqur me zemrën.

Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, por fakti që ai ndodhet në burg dhe pamundësia për të bërë betimin mund të jetë një arsye që ai ta humbë përfundimisht mandatin.

Ai ka angazhuar avokatët e tij mbrojtës që të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të fituar lirinë. Pas ankimit që ai i bëri vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që e la në burg me akuzën e korrupsionit për shit-blerje votash, Fredi Beleri ka dërguar disa kërkesa të tjera për ndryshim mase sigurie./A.ZH-dritare.net