Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimuan vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, GJKKO që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërsa Kokaveshi i kërkon Apelit një masë më të butë se "arresti me burg", me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim./K.C/dritare.net