Fotot/ PS miratoi buxhetin, opozita i vë flakën Kuvendit!
E Hënë 20 Nëntor 2023, 10:10
Dritare.net
Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë seancës në Kuvend.
Teksa votohej në Parlament projektbuxheti 2024, opozita në shenjë revolte ndezi tymuese duke shkaktuar edhe zjarr në tavolinat ku ulen deputetët.
Fatmirësisht Garda ka ndërhyrë në kohë dhe situata nuk u përshkallëzua. Ndërkohë pavarësisht revoltës opozitare, PS me shumicë votash votoi projektbuxhetin 2024./M.K-dritare.net