Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotot e rralla! Ja si festohej Çlirimi i Shqipërisë, më 29 Nëntor 1944!

Fotot e rralla! Ja si festohej Çlirimi i Shqipërisë, më 29

Politika dhe historianët në Shqipëri janë të ndarë për sa i përket datës së Çlirimit të Shqipërisë. Disa thonë se u festua në 28 nëntor 1944, e të tjerë e thonë për 29 nëntor. Dritare.net ju sjell disa fotot të rralla, marrë nga British Universities Film&Video Council. Në kategorinë War Pictorial News, e cila tregon filmime të bëra gjatë periudhës 1940- 1945 nga vende të ndryshme të botës që festonin ditën e Çlirimit nga nazifashistët është edhe ky fragment i rrallë dhe i rëndësishëm për dokumentimin e historisë sonë.

Fotot tregojnë se si Shqipëria ka festuar ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit, më 28 Nëntor 1945. Në pamjet bardhë e zi, duken qytetarë që marshojnë në rrugët e Tiranës për të festuar.

Fotot e rralla! Ja si festohej Çlirimi i Shqipërisë, më 29

Dallohen godinat e Tiranës së re, që u ndërtua gjatë pushtimit italian. Aty janë filmuar dhe festimet e çlirimit të shqiptarëve nga pushtuesi gjerman. Po ashtu dallohen edhe avionët luftarakë, si edhe anëtarë të misioneve aleate si anglezë, rusë, amerikanë dhe jugosllavë, që parakalojnë bashkë me partizanët shqiptarë. Mos i humbisni këto pamje!/dritare.net