Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

FOTOT/ Dash Sula “kokë më kokë” me Edi Ramën në Kuvend, ja çfarë i dorëzoi!

FOTOT/ Dash Sula “kokë më kokë” me Edi Ramën

Në seancën e sotme në Kuvend. sapo kryeministri Edi Rama mbylli përgjigjen e tij të gjatë kundrejt opozitës për Portin e Durrësit, deputeti Dashnor Sula i ka shkuar Ramës pranë duke i dorëzuar disa dokumente.

Sula më herët në dorë mbante disa pamje të ministrave në një darkë tek “Nusret”, ndërsa nuk dihet se çfarë dokumentesh të tjera i dorëzoi kryeminsitrit.

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Opozita akuzon qeverinë se po i falet toka dhe taksat investitorit, ndërsa shtojnë hije dyshimi për kompaninë që sipas tyre është “offshore”./M.K/dritare.net