Fotoja familjare e samitit në Tivar, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor bashkë!
E Premte 5 Qershor 2026, 15:03
Dritare.net

Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivar të Malit të Zi.
Në fotografinë zyrtare u bashkuan drejtuesit e institucioneve europiane, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, pak para nisjes së sesioneve të punës kushtuar zgjerimit të BE-së, sigurisë dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Në samit marrin pjesë liderë të rëndësishëm europianë, mes tyre presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, si dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.