FOTOJA e biznesmenit të ekzekutuar në Elbasan me 2 plumba në kokë!
Dritare.net

Personi që shihni në foto është biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, i cili u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur "El Taxi". 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 të mbrëmjes dhe bazuar në deklarimet nga vendngjarja dhe kamerat e sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij kur është qëlluar.
Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur atë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.