
Foto/ Zbulohet varri monumental në Parkun Arkeologjik të Amantias
Dritare.net
Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias. Kështu shkruan në Facebook kryeministri Edi Rama, ndërsa e cilëson këtë zbulim një dëshmi të gjallë të ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike.
"Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, një dëshmi e gjallë e egzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike. Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur.", shkruan Rama./K.C/dritare.net

















