
Foto/ Spanja e shkatërruar nga përmbytjet!
Dritare.net
Përmbytjet masive pushtuan Spanjën, duke sjellë pasoja të parikuperueshme. 95 njerëz humbën jetën. Kjo mendohet të jetë një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e Spanjës. Ekipet e emergjencës në Spanjën Jugore, po vazhdojnë kërkimet për njerëz të tjerë të zhdukur. Numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.
Qindra ushtarë janë vendosur në Valencia, një nga zonat më të goditura, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit; disa vende mund të arrihet vetëm me helikopter.
Mbreti Felipe VI i Spanjës paralajmëroi dje se kishte pasur "shkatërrim të madh" në infrastrukturë dhe, si rezultat, disa komunitete ishin më të vështira për t'u aksesuar.
Fenomeni Dana
Fenomeni i motit Dana, është mjaft i zakonshëm në këtë rajon dhe më së shpeshti shfaqet gjatë vjeshtës. Ky fenomen natyror ndodh rreth 20 herë çdo vit, brenda Mesdheut perëndimor dhe në afërsi të Iberisë. Por jo të gjitha rastet janë kaq të rënda sa ç’po i përjeton Spanja tani.
Megjithatë, fenomenet e tilla natyrore besohet se do të rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së temperaturave globale./L.F-dritare.net

















