
Foto/ Si po realizohen dasmat në kushte pandemie!
E Shtunë 4 Korrik 2020, 19:07
Dritare.net
Një nga sektorët që u godit shumë nga koronavirusi, ishte ai i dasmave. Shumë u anuluan, të tjera janë shtyrë dhe disa janë me pikëpyetje nëse do të bëhen këtë verë apo jo.
Por, pas lehtësimit të masave, edhe në vendin tonë, dasmat kanë nisur. Ndonëse me numër më të vogël të të ftuarve. Në këtë artikull do t’ju tregojmë sesi po zhvillohen dasmat në kushte pandemie në vende të botës.
Kemi mbledhur disa foto nga dasmat në Britani të Madhe dhe Skoci. Dhe shihet se, numri i të ftuarve është reduktuar shumë, më pak njerëz në kishë ku ruhet distanca. Disa presin jashtë ambienteve ku kurorëzohet çifti. Shumë prej pjesëmarrësve në dasmë janë familjarë./K.C/dritare.net

















