Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/Shefi i kufirit në Korçë shoqëronte mjetin me kanabis të kalonte në Kapshticë pa kontroll!

Foto/Shefi i kufirit në Korçë shoqëronte mjetin me kanabis

Këto janë fotot kur shefi i kufirit të Korçës, Stilian Pasho hipën në makinën e ngarkuar me 26 kg kanabis në vendin e pasagjerit për ta kaluar në Kapshticë pa kontroll drejt Greqisë. I arrestuar dje nga AMP, Stilian Pasho urdhëroi vartësit e tij të mos e kontrollonin makinë që drejtohej nga Lorenco Lika. Siç shihet në 27 nëntor, mjeti ka hyrë në pikën e kalimit kufitar ku para tij gjendet në kontroll një mjet tip ‘Benz’, ndërsa ‘Pasati’ me kanabis parakalon nga e djathta e tij për të kaluar në tokën greke.

Ashtu sikurse u mësua dje, kryekomisari e ka shoqëruar disa metra brenda tokës greke dhe më pas është kthyer në këmbë drejt kufirit shqiptar ndërsa Lika vijoi dërgimin e drogës në Greqi. Sasi e cila u kap në 28 nëntor 2023 nga antidroga greke

Shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, Stiljan Pasho u arrestua dje 30 nëntor 2023 nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore me akuzën se ka ndihmuar kalimin e një ngarkese me 26 kilogramë drogë e cila është kapur në Greqi në datën 28 nëntor.

Pasho ka urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin ku pas bashkëpunimit me policinë greke u sekuestruan 26 kg lëndë narkotike e nisur nga Shqipëria. Më 28 nëntor policia greke njoftoi arrestimin e 36 vjeçarit për trafikimin e 27- pakove me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 26 kilogramë.

Droga ishte transportuar në një shtëpi ndërkohë që nga hetimet, rezultoi se kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria më 27 nëntor 2023 në orët e mëngjesit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit. Gjatë kontrollit, policia greke sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë./dritare.net

Foto/Shefi i kufirit në Korçë shoqëronte mjetin me kanabis