
Foto/ Përgatitet muralja 70 metra me portretet e patriotëve në Gjirokastër!
E Martë 21 Nëntor 2023, 17:05
Dritare.net
Në prag të festës së Shpalljes së Pavarësisë, në hyrje të Parkut të Viroit, në Gjirokastër është duke u përgatitur një pikturë murale me imazhet e 17 figurave patriotike, duke përfshirë edhe ata gjirokastritë. Realizmi i kësaj muraleje me gjatësi rreth 70 metër po mundësohet nga i riu Bledar Çakalli.
Bledari shprehet se ndihet i emocionuar ndërsa punon për muralen në këtë atmosferë të Festave të Nëntorit. Ai ka realizuar murale me simbolika patrioteike edhe në zona të tjera të vendit por këtë të Gjirokastrës e cilëson një kontribut me vlerë për promovimin e veprës së patriotëve në shërbim të çështjes kombëtare./dritare.net

















