
Foto/ Pas 4 muajsh pauzë, sot nisi transporti publik!
Dritare.net
Në fillim të marsit, pas shpërthimit së koronavirusit në Shqipëri, u mbyll transporti publik. Sot, 4 muaj më vonë, urbanët kanë nisur punën, me rregulla të reja udhëtimit.
Qytetarët duhet të respektojnë një sërë masash të cilat dritare.net jua tregon më poshtë.
Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale, me përjashtim të personave të së njëjtës familje, vërtetuar me dokument identifikimi.
Është i detyrueshëm përdorimi i maskave, si për udhëtarët edhe për punonjësit.
Pasagjerët duhet të përdorin maska edhe në stacione.
Hipja dhe zbritja e udhëtarëve do të bëhet nga dyer të ndryshme.
Dritaret e mjeteve duhet të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë kohës së udhëtimit, ndërsa do të ketë postera sensibilizues për masat e sigurisë./E.B-dritare.net

















