
Foto/ Nga Bleona Mata te Julian Çela, fëmijët shqiptarë të zhdukur prej vitesh që kërkohen me shpresë!
Dritare.net
Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdukur. Edhe këtë vit, familjet në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë nuk janë bashkuar me fëmijët e tyre, adresa e të cilëve nuk dihet.
Në portalin botëror Global Missing Children’s Network janë shfaqur mes të tjerave, edhe rastet e 3 fëmijëve shqiptarë të humbur, Julian Cela, Bleona Mata e Mateo Bejaj.
“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukës që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm.”, shkruan portali për rastin e Bleonës.
Edhe Julian Cela, i cili këtë vit do të mbushë 18 vjeç dhe është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana ende të panjohura. Matteo Bejaj rezulton i zhdukur që nga 16 korriku i vitit 2011 nga fshati Fitore në Vlorë./K.C/dritare.net

















