Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto nga festa e 50-vjetorit të Xhoana Nanos!

Foto nga festa e 50-vjetorit të Xhoana Nanos!

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana festoi një ditë më parë 50-vjetorin e lindjes. Ndonëse prej vitesh jetojnë në Austri, Xhoana është kthyer në Shqipëri për të festuar ditëlindjen.

Artistja e njohur e make up-it, Lili Ismaili ka postuar në Instagram disa foto nga festa e ditëlindjes së Xhoana Nanos.

Foto nga festa e 50-vjetorit të Xhoana Nanos!

“Gëzuar ditëlindjen! Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në anë të fotove.
Sapo sheh fotot, vërtet të shkon në mendje që koha ka ndalur për Xhoana Nanon. Të njëjtin mendim ndan edhe gazetarja Iva Tiço ndërsa komenton nën fotot e bashkëshortes së ish-kryeministrit.

“Njëlloj si nja 17 vjet më parë, kur i kemi bërë bashkë kopertinën te Jeta. Tamam ka ndaluar koha!”, shkruan Iva.

Gëzuar ditëlindjen Xhoana Nano!/K.C/dritare.net