 
		                       Foto/Ky është 37-vjeçari i vrarë në Sukth!
		                        	E Mërkurë  27 Shtator 2023, 16:04
		                            
		   	    			Dritare.net

Një atentat është regjistruar rreth 30 min pas mesnatës në Katund Sukth të Durrësit. Fatjon Dervishi, personi që shihni në foton e mëposhtme, është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Ai ndodhej në automjet bashkë me një shokun e tij, i cili ka dhënë dëshminë paraprake përpara grupit hetimor.
Grupi hetimor dyshon se autorët i kanë mbajtur dy miqtë nën survejim dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash me automatik, në momentin kur viktima ka ngadalësuar shpejtësinë për shkak të rrugës së amortizuar./dritare.net

 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       