Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Foto/ Kamioni përplaset me autobusin në Prishtinë, 30 të lënduar

Foto/ Kamioni përplaset me autobusin në Prishtinë, 30 të

30 persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vragoli të shtunën pasdite, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Të paktën katër të lënduar janë dërguar në Emergjencë. Nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda, sipas burimeve.

Foto/ Kamioni përplaset me autobusin në Prishtinë, 30 të

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore.


Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në një video në Facebook, ka thënë se “më siguruan që të gjithë nxënësit janë mirë e shëndosh dhe po presin autobusin zëvendësues për të vazhduar rrugëtimin”.

“Desha t’i njoftoj prindërit që gjithçka është në rregull dhe rrini të qetë”, ka thënë tutje ai./K.C/dritare.net