Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehet në politikë

Lind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehet

Ashtu siç e paralajmëroi disa ditë më parë, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka krijuar një parti të re. Sot ajo ka zyrtarizuar projektin e ri politik që quhet “Lëvizja për ndryshim”.

Lind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehet

Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë çasti kur do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës dhe Ramës apo e shqiptarëve.

“3 kryetar nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë, Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit.

Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës."- tha Topalli./K.C/dritare.net

Lind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehetLind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehetLind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehetLind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehet