
Foto/ Enca thyen këmbën, shfaqet me paterica
E Diel 20 Shtator 2020, 15:03
Dritare.net
Këngëtares së njohur shqiptare, Enca i ka ndodhur një aksident së fundmi. Ajo është shfaqur sot në Instagram, me këmbë të thyer, ndërsa mbahet te patericat. Këngëtarja postoi sot tre foto dhe shkruan se theu këmbën dhe më pas u bë operacion. Ajo thotë se këto lloj sfidash duhet t'i përballojmë si kampionë, siç e kaloi ajo vetë.
"Jeta na sjell të papritura dhe sfida që as nuk i kishim çuar nëpër mend, çfarë mund të bëjmë ne, është ti përballojmë si sampionë, 1 thyerje këmbe & 1 operacion me vonë, ja ku jam si KingEnca.", shkruan Enca.
Tani Enca është mirë, po ende s'e dimë se çfarë i ndodhi. Gjithsesi, të shkuara Enca!/K.C/dritare.net

















