
Foto e video/ Shpërthim, në Vasil Shanto
E Martë 15 Shtator 2020, 19:07
Dritare.net
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Vasil Shanto pasditen e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet, por një makinë është hedhur në erë.
Shpërthimi siç shihet nga fotot, ka ndodhur në pjesën e përparme të një makine.
Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka qenë me tritol, i telekomanduar.
Të plagosur kanë mbetur shoferi, dhe një kalimtar./ I.M-Dritare.net




















