
Foto/ Bojaxhiu po e mbulonte me urdhër të talebanëve, por modelja e veshur nuse ishte Beatrix Ramosaj
E Enjte 19 Gusht 2021, 10:10
Dritare.net
Një ditë më parë në rrjet po qarkullonte një foto teksa një bojaxhi në Kabul po lyente me bojë reklamat e një salloni bukurie. Por modelja që ishte veshur me fustan nusërie ishte Beatrix Ramosaj. Dje vetë Beatrix nxori në Instagram foton që po fshihej në Kabul.
Setin me fustan nusërie Beatrix e ka realizuar pak kohë më parë për një kompani turke, ndërsa disa nga fotot kanë përfunduar në xhamin e një salloni në Kabul./K.C/dritare.net

















