
Foto/ Adriatik Lapaj prezanton partinë “Shqipëria bëhet”
Dritare.net
Avokati Adriatik Lapaj ka prezantuar sot partinë e tij “Shqipëria Bëhet”.
Në një event, Lapaj ka shpalosur edhe tre pikat kryesore të planit të partisë, duke nisur me votën e emigrantëve, depolitizimin e administratës dhe miratimin e ligjit për referendumet.
Deklarata për shtyp nga partia “Shqipëria bëhet”:
Të nderuar përfaqësues të medias,
‘Shqipëria Bëhet’, një ekip me qytetarë active dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nis sot rrugëtimin e saj zyrtar, si një lëvizje mbarëqytetare.
Në konsultim me qytetarë dhe ekspertë, rrugëtimi ynë do të shtrihet në Shqipëri dhe Diasporë, duke përfshirë këtu forume në 61 bashkitë e vendit, advokim legjisltativ dhe debat publik, për t’i dhënë peshë mendimit, fjalës dhe të drejtës së qytetarit.
Në kushtet në të cilat vendi ynë ndodhet, lidhur kjo me situatat e bartura politike, të cilat nuk i kanë sjellë Shqipërisë asnjëherë demokracinë e merituar dhe garën e vërtete, ne shohim si të domosdoshme:
a) Nevojën urgjente të angazhohemi për hapjen e një debate kombëtar për vendosjen e demokracisë reale, pluralizmit real dhe shtetit të së drejtës.
b) Inicimin e një bashkimi mbarëkombëtar përtej ndarjeve ideologjike për të imponuar themelet e demokracisë reale.
c)Nevojën për një lëvizje intelektuale dhe të unifikuar mbarëkombëtare për të diskutuar dhe konkluduar për imponimin e një reforme totale kombëtare të fokusuar në:
1. Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese
2. Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;
3. Miratimi i votes së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.
4. Depolitizimi i administrates zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);
Në kuadër të pikave të mësipërme, ‘Shqipëria Bëhet’ do të shtrijë takimet e saj me qytetarë dhe ekspertë, në Shqipëri dhe Diasporë, duke e nisur të shtunën se 23 Shtatorit me banorët e Mirditës.
Duke iu falenderuar përprezencën dhe bashkëpunimin, ju ftojmë të na kontaktoni për cdo informacion të mëtejshëm./K.C/dritare.net

















