Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Po tjetërsohet plazhi i Dhërmiut!

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Po

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore përmes një videoje të postuar në facebook, ka denoncuar tjetërsimin e plazhit të Dhërmiut, si pasojë e gërmimeve me eskavator.

Forumi shkruan se nga plazh tradicional me guralecë, bregdeti i Dhërmiut po kthehet në plazh rëre, duke dëmtuar pa kthim ekomorfologjinë e territorit.

Denoncimi:

Duke ju kerkuar ndjese, pasi Forumi yne nuk merret me ceshtjet e mjedisit, per shkak te rendesise se faktit, po postojme se si eshte duke u tjetersuar me eskavator plazhi i Dhermiut, i cili nga plazh trandicionalisht me guralece po kthenet ne plazh rere, duke demtuar pa kthim ekomorfologjine e territorit./ I.M-Dritare.net