
Florjan Binaj: I zhgënjyer nga një program në Top Channel. Dëshpërim që po promovohen antivlerat!
E Shtunë 4 Prill 2020, 17:05
Dritare.net
Aktori i humorit, në Portokalli, Florjan Binaj, përmes një status në rrjetet e tij sociale, është shprehur i zhgënjyer nga një program i ri në Top Channel. Ndonëse nuk përmend emrin e emisionit, qartazi komenti i tij ka lidhje me “Aventurierët”, që nisi mbrëmjen e kaluar.
“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion, promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan Binaj.
Aventurierët, janë 8 të rinj të cilët udhëtojnë në plazhet e jugut, të detyruar të punojnë me urdhrat e një menaxheri./L.F-dritare.net

















