
Këngëtari Flori Mumajesi, ka humbur sot nënën e tij. Prej disa kohësh ajo ishte e shtruar në spital ku po trajtohej për shkak të një sëmundjeje të rëndë që kishte. Lajmi i trishtë është konfirmuar për burime për Top Albania Radio. Këngëtari së fundmi ka sjellë në treg një bashkëpunim me reperen nga Kosova, Tayna. Ndërsa në dhjetor të vitit të shkuar, ai publikoi një baladë me titull ‘Dhemb’. Asokohe pas publikimit të këngës artisti shkroi: Jetojmë ne kohë të vështira, më falni që shpirti s’më krijoi një këngë festive! Thjesht nuk munda dot!/L.F-dritare.net

















