Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flogert Muça: Berisha nuk donte të lirohej!

Flogert Muça: Berisha nuk donte të lirohej!

Gazetari Flogert Muça në Intervistën e Ditës me Ermal Peçin foli për vendimin e GJKKO-së ku i është hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie” Sali Berishës. Muça tha se ky vendim i Gjykatës së Posaçme nuk e gëzon Berishën pasi prej sot nuk do të ketë më justifikime për rezultatin që do të marrë në 2025-ën.

Gjekmarkaj, Këlliçi janë kandidat që duan të jenë përsëri në listë pra për të qenë përsëri deputetë. Dhe tani janë në fazën e lëpirjes ndaj Sali Berishës, pra bëjnë të gjitha lëpirjet që munden që lideri ti marr parasysh. Pyetja që unë shtroj është a duhet të jetë Sali Berisha i lumtur për lirimin e tij?

Po të ishte Sali Berisha një njeri që nuk është në krye të opozitës por po hetohej dhe ishte në arrest shtëpie mund të themi se është i lumtur që u lirua. Sepse do të ketë mundësi të dali të pi kafe lirshëm e gjëra të tilla. Por në kontekstin si kryetarë i opozitës nuk i interesonte ky vendim. Prandaj ata vathojnë dhe i thonë drejtësisë organizatë kriminale. Sepse tani të dy palët janë në fushë tani nuk mund të thuash më që zgjedhjet e 2025-sës janë të pa drejta sepse kryetari i opozitës është në arrest shtëpie. Se deri para lirimit të tij shpreheshin që asgjë nuk është e drejtë.”-tha gazetari