Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flet fqinji i 31 vjeçarit që sulmoi Berishën. Ja si e njihnim ne!

Flet fqinji i 31 vjeçarit që sulmoi Berishën. Ja si e njihnim

Protesta e ditës së djeshme e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u shoqërua me një incident të rëndë, ku një nga protestuesit u shkëput nga turma dhe e qëlloi me grusht në fytyrë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje u identifikua dhe u shoqërua në polici autori i cili ishte 31-vjeçari Gert Shehu, për të cilin qarkulloi edhe një vërtetim mjekësor që tregonte se ai ka probleme të shëndetit mendor, gjë që e konfirmoi edhe e ëma e tij. Në një dalje për mediat ajo tha se i biri ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.

Ish-kryeministri Berisha në një konferencë për mediat ditën e djeshme tha se agresori ishte një agjent i policisë kriminale dhe se gjithçka ishte e përgatitur. Këto deklarata e ëma e Gert Shehut, Ermira Kaçaçi i hodhi posht duke thënë se i biri nuk ka asnjë lidhje me politikën. Në një intervistë për Dritare Tv një nga komshinjtë e 31-vjeçarit konfirmon edhe një herë se Gert Shehu vuante prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor.

“Ai djali është i sëmurë, madje nuk është tepelenas sepse u tha që është nga Tepelena por ai është nga Memaliaj. Me thënë të drejtë nuk jam dakord me gazetarët dhe retorikat e tyre sepse nuk duhet të thuhet nga është, ai është një shqiptar. Ai është një qytetar i këtij kombi, pra është një qytetar shqiptar. Ai banon në lagjen time dhe e kam njohur që me të vërtetë është i sëmurë. Më vjen keq për të ëmën, se vetëm të ëmën ka, i ati i ka vdekur. Ajo është një zonjë grua, inxhiniere por ska çfarë t’i bëjë të birit ka disa vite që është i sëmurë. Ai nuk duhej të vepronte ashtu sepse Berisha është burrë plak. Sala të rrijë atje në qoshe, të gëzojë pleqërinë . Plaku nuk duhet të dalë nga shtëpia” shprehet qytetari./Xh.Xh/dritare.net