Flet 17-vjeçari që u plagos nga shoku i klasës brenda në shkollë
Dritare.net
Flet 17-vjeçari që u plagos me biçak nga shoku i klasës së tij mëngjesin e sotëm në ambientet e brendshme të shkollës së mesme "Mustafa Hoxha" në Cakran të Fierit. Djali i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit tregon çfarë ndodhi në 10 minuta para se të niste ora e mësimit. Sherri kishte nisur për shkak siç thotë adoleshenti, autori, shok klase kishte disa foto të familjarëve të tyre dhe se do i shpërndante nëpër rrjete sociale. Ai tregon për Report TV se kishte qenë mësuesja që kishte parandaluar një tragjedi të mundshme.
17-vjeçari: 10 minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e i themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse I ke fshiji. E mbyllet këtu. Ai tha jo .. telefoni është personal. U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun. Ai ka gjithmonë mbante me vete biçakun.
Ai ishte në dijeni drejtoria e shkollës se ai ?
17-vjeçari: Nuk e di por di që kur u bë kontrolli e fshehu. Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu. Nuk kam frikë të kthehem në shkollë. Të ruajnë veten. Nëse kanë dicka të shprehin problemin tek mësuesit, drejtoria apo policia të mos jenë këtu ku jam unë sot. Atë djalë e kam kapur disa herë./K.C/dritare.net