Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: I dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus!

Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në


Nga salla e Këshillit të Sigurimit në OKB, Kryeministri Edi Rama, në rolin e kryesuesit të debatit të nivelit të lartë, mbrojti vendimin për të ftuar dhe për t’i dhënë fjalën presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendim që solli një debat të fortë mes tij dhe përfaqësuesit të Rusisë në Këshill.

Debati në tryezën e OKB-së shkakti reagime të forta. Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, prof. dr Ksenofon Krisafi, e vlerësoi me notë shkëlqyeshëm fjalimin e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv, Krisafi tha se përgjigja e Ramës ndaj ambasadorit rus ishte dinjitoze dhe e merituar.

‘Fjalimit të Ramës i vë një notë shkëlqyeshëm. Doli në një rol protagonisti. Nuk doli Edi Rama, por kemi të bëjmë me shqiptarët, të cilët në sajë të meritave të tyre dolën në krye të Këshillit të Sigurimit. Po ashtu edhe falë zhdërvjelltësisë dhe mënyrës së veprimit disi atipike të kryeministrit tonë, të luante një rol interesant dhe të jepte një përgjigje të caktuar të merituar dhe dinjitoze, ndërhyrjes së ambasadorit rus. Nuk u bë ndonjë qamet i madh! Kështu bëhet diplomacia me debate dhe replika.’- tha Krisafi./dritare.net