
Fitorja e parë pa Anetën/ Rama: Uroj të jetë krenare sot!
E Martë 27 Prill 2021, 18:06
Dritare.net
Në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama i cili është drejt zyrtarizimit të mandatit të tretë, tha se kjo fitore për të është për herë të parë pa një njeri të rëndësishëm.
“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur gjithmonë pranë. Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe që shpresoj se tani po më sheh nga atje lart. Nëna ime Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë që për kaq shumë vite më besuar pa u lëkundur” , tha Rama sot në sheshin Skënderbej./L.F-dritare.net

















