
Fitoi çdo sfidë te Forcat e Armatosura, por jo betejën me kovid/Ndërron jetë Gjeneral Ndriçim Sallaku!
Dritare.net
Gjeneral Ndriçim Sallaku është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai shkruan se Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku. Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral”, shkruan Peleshi./L.Fdritare.net

















