
Financimi i partive politike/ Alibeaj: Të bëhet nga shteti!
Dritare.net
Në tryezën e diskutimit për financimin e partive Politike, kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enklejed Alibeaj, gjatë fjalës së tij tha se financimi i fushatave zgjedhore, shpesh nuk janë transparente. Alibeaj tha se është në favor të një financimi të partive politike nga shteti, pasi kjo mënyrë do të jetë më e matshme dhe më transparente.
"KQZ duhet të caktojë auditues. Shifrat e financimit të fushatave zgjedhore janë jo transparente. Shitblerja e votave vazhdon të mbetet një shqetësim madhor në Shqipëri. Situata është alarmante.
Modeli që do të zgjedhim për financimin e partive politike. Jam i mendimit se dhënia hapësirë e financimit privat, do t’i bëjë partitë akoma më të mbyllura, me burime që vijnë nga të ardhurat e krimit. Kështu që mbetem në favor të një financimi nga shteti, i cili është i matshëm, më transparent, dhe më i kontrollueshëm pasi bëhet me transaksione bankare", u shpreh Aliebaj./Xh.Xh/dritare.net

















