
Fico: Ka rritje të rasteve. U bëjmë thirrje studentëve që të vaksinohen
Dritare.net
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve sot pas mbledhjes së Komitetit teknik të Ekspertëve u shpreh se në ditët e fundit ka një rritje të numrit të rasteve të reja.
“222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj femra mbetet sërish 48% dhe 52%. Mesatarja 2 javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20. Raporti i numri të fataliteteve është 1.6%. Vijon procesi i vaksinimit, me rritjen e numrit të vaksinave të aplikuara. Totali 1.860 mijë vaksina në vend. Me një dozë 991 mijë me dy doza 868 mijë. U bëjmë thirrje studentëve që të vaksinohen. Të mos harrojmë e rëndësishme është mbajtja dhe respektimi i masave. Problematikë është fakti që qytetarët nuk i drejtohen burimeve të informacionit’- tha Fico./L.F-dritare.net

















